Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me shtesat për fëmijë, duke thënë se fillimisht ato u kundërshtuan me arsyetimin se nuk kishte buxhet.
Sipas Muratit, pasi u siguruan mjetet dhe u realizuan shtesat, opozita i ka kritikuar si të pamjaftueshme, ndërsa tani që qeveria ka paralajmëruar rritjen dhe dyfishimin e tyre në 90 euro në muaj për mandatin e ardhshëm, opozita ka nisur të premtojë shtesa prej 50 eurosh.
Murati vuri në pikëpyetje besueshmërinë e opozitës, duke theksuar se për më shumë se 20 vite ajo nuk ka ndërmarrë iniciativa konkrete për mbështetjen e fëmijëve në Kosovë.




