Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rofles, konfirmoi tendencat e disa klubeve evropiane për të transferuar mesfushorin zvicerian, Granit Xhaka.
Në një konferencë për media, Rolfes ka deklaruar se Xhaka ëshë një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe se interesi i tyre është që ta mbajnë në skuadër.
“Sigurisht që ka shumë interes për të. Një gjë është e qartë, një transferim mund të ndodhë vetëm nëse është një situatë e favorshme për të dyja palët.” u shpreh ai.
Rolfes thot se deri me tani janë të kënaqur, dhe se për këto gjëra nuk ka komentuar as lojtari vetë.
Mes skuadrave që kanë shfaqur interes janë AC Milan, Sunderland i Premier League, si dhe klube të pasura nga Arabia Saudite – si Neom SC. Sunderland monitorohet më konkretisht si një destinacion i mundshëm ku Xhaka mund të ofrojë përvojë dhe liderizëm në mesfushë




