Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje, duke iu dëshiruar paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se kjo festë përfaqëson dritë dhe shpresë, duke rikujtuar rëndësinë e respektit, solidaritetit dhe mikpritjes mes qytetarëve.
Ajo nënvizoi që traditat e këtyre vlerave duhet të na bashkojnë dhe të na japin forcë për të ecur përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim.
Presidentja përfundoi urimin me një dëshirë për shumë mot Krishtlindjen, duke theksuar unitetin dhe solidaritetin si themele të shoqërisë.





