Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykimi për “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit do të fillojë më 24 shkurt 2026.
Seanca përfshin paraqitjen e provave, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.
Më 22 dhjetor 2025, gjykatësi Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit, duke përcaktuar rregulla për karakterin publik të procesit, nxjerrjen e dokumenteve dhe garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.




