Trajneri kosovar Bujar Loci do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll.
Fillimisht i emëruar për ndeshjen ndaj Shqipërisë, Loci ka marrë besimin e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, i cili ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën.
Sipas vendimit të bordit, ai është emëruar përzgjedhës për ciklin e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.




