Njësitet e Policisë në Veriun e Prishtinës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve, arrestuan një person të dyshuar dhe sekuestruan një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.
Gjatë kontrollit u gjetën edhe dy armë zjarri dhe municion. Kundër të dyshuarit është inicuar rast penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.





