Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që më 27 dhjetor 2025 votuesit të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës edhe me dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës, përfshirë letërnjoftim, pasaportë dhe leje drejtimi.
Ky vendim vjen pas rasteve të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 8 shkurtit 2025, kur disa votues paraqitën dokumente të skaduara.
Gjithashtu, KQZ miratoi përdorimin e objektit privat si Qendër Votimi në Mitrovicën e Jugut, transportin e materialeve zgjedhore dhe autorizimin e stafit rezervë dhe mbështetës për procesin zgjedhor.




