Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale për festat e fundvitit, të organizuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe bashkëshortja e tij, Jeanette Rubio.
Dugolli ka shprehur nderimin dhe mirënjohjen e tij për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje festive, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë për të shkëmbyer urime për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Ai ka theksuar vlerën e këtij takimi si mundësi për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.




