Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar mbështetje për fëmijët dhe pensionistët me një shtesë të fundvitit prej 100 eurosh, duke theksuar se kjo masë do të hyjë në fuqi më 29 dhjetor, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai e cilësoi këtë si një dhuratë për këto grupe, duke thënë se “Viti i Ri vjen më herët” për ta.
Ky nuk është rast i parë që Kurti ndan fonde para zgjedhjeve për kategori të ndryshme, duke përdorur shtesat si një mënyrë për të fituar mbështetje publike.





