Të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra (QKF) në Lipjan kanë realizuar një aktivitet humanitar duke dhuruar dhurata për nxënësit e Shkollës Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë.
Dhuratat iu janë dorëzuar nxënësve të Dhomës Burimore të kësaj shkolle, ku gjashtë fëmijë me nevoja të veçanta ndjekin mësimet në kushte të përshtatura për zhvillimin e tyre arsimor dhe social.
Ky gjest simbolik ka për qëllim ofrimin e mbështetjes morale për fëmijët, si dhe përcjelljen e një mesazhi të fuqishëm kujdesi, solidariteti dhe humanizmi.
Aktivitete të tilla dëshmojnë rëndësinë e përfshirjes sociale dhe kontribuojnë në ndërtimin e vlerave humane, empatisë dhe përgjegjësisë shoqërore, duke treguar se solidariteti nuk njeh barriera.




