Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me ndonjë interval të shkurtër me diell gjatë ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10 deri në 25 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 6 gradë Celsius.




