BQK ka njoftuar se asetet e bankave komerciale në Kosovë në fund të nëntorit 2025 kanë arritur 9.22 miliardë euro, me rënie prej 1.23% krahasuar me muajin paraprak.
Kreditë bruto janë rritur në 6.55 miliardë euro, ndërsa depozitat e klientëve kanë arritur 7.39 miliardë euro.
Norma mesatare e interesit në kreditë e reja ishte 6.69%, ndërsa në depozita 3.08%.




