Karl-Heinz Paqué, president i Liberal International, ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale dhe një kthesë evropiane, duke vlerësuar PDK-në si një parti të përkushtuar ndaj integrimit të vendit në strukturat evropiane.
Bedri Hamza falënderoi Paqué për mbështetjen, duke e konsideruar atë një inkurajim të madh për qytetarët dhe misionin e tij për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.




