Profesori amerikan Edward Joseph ka vlerësuar se Ballkani vazhdon të jetë një rajon dinamik edhe gjatë periudhës së festave.
Në një postim në rrjetin social “X”, ai ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë, si dhe ka përmendur turbulencat në politikën e jashtme të Serbisë, të ndikuara nga protestat e brendshme dhe sanksionet e vendosura ndaj industrisë serbe të naftës nga Administrata Trump.
Ai nënvizon se këto zhvillime po formësojnë aktualisht dinamikat politike në rajon.




