Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim të madh në Prishtinë, ku kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deklaroi se ky nuk ishte vetëm fundi i një fushate, por fillimi i një kapitulli të ri për Kosovën.
Para mijëra përkrahësve, Abdixhiku theksoi se Kosova nuk është e lodhur nga demokracia, por nga mashtrimi dhe keqpërdorimi i shtetit, duke vlerësuar se pa LDK-në nuk ka stabilitet institucional, orientim perëndimor dhe partneritet të besueshëm ndërkombëtar.
Ai u zotua për një shtet funksional që respekton qytetarët, siguron drejtësi sociale dhe krijon perspektivë për familjet, të rinjtë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarët dhe ndërmarrësit, duke theksuar se LDK-ja synon të rikthejë besimin e qytetarëve në institucione dhe të ofrojë shpresë për të ardhmen e vendit.




