Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ka deklaruar se në asnjë rrethanë nuk do të votojë për një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, edhe nëse një vendim i tillë merret nga partia e tij.
Në emisionin Kosova Live, Gucati u shpreh kategorik se do të ishte kundër bashkëqeverisjes me LVV-në, duke përmendur arsye politike dhe zhvillime të së kaluarës, përfshirë edhe çështje që lidhen me Gjykatën Speciale.
Ai theksoi se këto faktorë e bëjnë të papranueshëm një bashkëpunim të tillë për të.




