Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fundjava e fundit e vitit 2025 do të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe temperatura negative.
Të shtunën, më 27 dhjetor, pritet mot i vranët me intervale dielli dhe temperatura nga -3 deri në 4°C. Në viset malore mund të bie riga dhe fjolla bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Të dielën, më 28 dhjetor, moti do të jetë i ngjashëm, por temperaturat minimale do të bien më shumë, duke luhatur nga -6 deri në 3°C. Era do të vazhdojë të fryjë nga veriperëndimi, kryesisht lehtë deri mesatare.
Kjo fundjavë kërkon veshje të ngrohta dhe kujdes në veçanti në zonat malore për shkak të mundësisë së borës së dobët.




