Kandidati për deputet nga LDK, Lumbardh Salihu, me numër 77, përmes një video të publikuar në Facebook, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sportistëve.
Ai tha se sportistët kanë nevojë për kushte dhe përkrahje të vazhdueshme, jo për shpërblime vetëm në rast suksesi.
“Sportit i duhet mbështetje, përkrahje, kushte dhe jo shpërblime në rast suksesi. Të dashur sportistë, llogaritni që vota juaj është pasim i topit, jemi në minutat e fundit, pasoni aty ku vërtet fitohet. Suksesin e arrijmë bashkë dhe gëzojmë bashkë. Të fala nga 77-shi,” tha Salihu, duke bërë thirrje për përkushtim dhe unitet në mbështetje të sportit dhe komunitetit.




