Partitë politike kanë përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën e ka përmbyllur mbrëmë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përmbyll sot nga ora 14:00 në një hotel në Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës do ta mbyllë fushatën në AMC Hall në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:30, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në sallën e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë, nga ora 18:00.
Policia e Kosovës ka vlerësuar se fushata elektorale ka kaluar e qetë dhe pa incidente.




