Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor të mbahet më 5 shkurt 2026.
Në mbledhjen e fundit për vitin 2025, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, u vlerësua suksesi i Kombëtares A dhe klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare, progresi i Kombëtareve U21 dhe U17, si dhe rritja e investimeve dhe cilësisë së futbollit në vend.
Po ashtu, KE vendosi krijimin e një ekipi për zhvillimin e grupmoshave të reja dhe miratoi një fond simbolik për dhurata për fëmijët e Luginës së Preshevës.




