Analisti Shenoll Muharremi thotë se jeta e qytetarëve duket e mirë vetëm në statistikat e qeverisë, por jo në realitetin e përditshëm. Sipas tij, çmimet e larta në markete dhe faturat e energjisë tregojnë se modeli aktual ekonomik, të cilin e quan “Ekonomia e butoproduktit”, po prodhon varfëri dhe pasiguri.
Muharremi thekson se numri i familjeve të cenueshme është rritur ndjeshëm, ndërsa mijëra qytetarë jetojnë me rreth 5 euro në ditë, duke e bërë jetesën të vështirë pavarësisht pretendimeve për rritje ekonomike.




