Policia e Kosovës ka ndaluar një 18-vjeçar në Shtërpcë, të cilit gjatë kontrollit në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 10 cigare të mbushura me marihuanë, me peshë totale rreth 10.52 gramë. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30 në fshatin Drajkovc, pasi automjeti Audi Q8 nuk iu bind fillimisht urdhrit të patrullës policore për t’u ndalur dhe u ndal më pas në qendër të Shtërpcës me asistencë të një patrulle tjetër.
Në veturë ndodheshin katër persona, ndërsa 18-vjeçari ka pranuar se substanca narkotike ishte e tij. Rasti është trajtuar në koordinim me Njësinë Anti-Drogë dhe Prokurorin e Shtetit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




