Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se më 28 dhjetor qytetarët do t’i japin Kosovës një drejtim të ri përmes bashkimit dhe votës së tyre.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka bërë thirrje për mbështetje të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, duke theksuar nevojën për stabilitet, shpresë dhe një të ardhme më të mirë.
Ai ka theksuar se gjatë takimeve në Podujevë, Mitrovicë dhe Nekoc ka parë energji dhe vendosmëri për ndryshim, të cilat sipas tij do të reflektohen në votën e qytetarëve.




