Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se punimet në Prishtinë po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, duke përfshirë finalizimin e Unazës së Brendshme.
Sipas tij, edhe Unaza e Jashtme dhe rrugët e tjera të vonuara për pesë vitet e fundit do të përfundojnë shpejt, ndërsa LDK në kryeqytet nuk ndalet. Abdixhiku thekson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për zhvillim dhe se politikat e bllokadës dhe sabotimit kanë shkaktuar humbje të mëdha për qytetin.




