Bujqit grekë kanë mbyllur vendkalimin kufitar Evzoni, duke bllokuar hyrjen dhe daljen e të gjitha automjeteve drejt Maqedonisë së Veriut.
Bllokada e parë zgjati deri në orën 16:00 sipas kohës lokale në Greqi, ndërsa një bllokadë e dytë katërorëshe filloi prej orës 18:00. LAMM do të informojë qytetarët për çdo ndryshim dhe rifillim të qarkullimit.




