Ish-deputetja Teuta Rugova ka reaguar lidhur me vendimin e vëllait të saj, Ukës, për të kandiduar për deputet, duke e cilësuar këtë hap më shumë se thjesht politik.
Ajo tha se kandidimi i Ukës përfaqëson vazhdimësinë e një trashëgimie të ndërtuar mbi vlera, sakrificë dhe përkushtim për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Rugova theksoi se angazhimi i vëllait të saj është një rrugë e konsoliduar me përgjegjësi qytetare dhe shërbim publik.




