Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar për përfundimin e procesit të votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës.
Ai bëri me dije se votimi në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada do të vazhdojë deri pas mesnate sipas kohës lokale në Kosovë.
Radoniqi shtoi se procesi zgjedhor është zhvilluar pa pengesa dhe në përputhje me ligjin dhe procedurat.




