Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre dhe theksoi energjinë e jashtëzakonshme të pranishmëve.
“Pas vizitave, takimeve dhe bisedave që nuk harrohen lehtë, një gjë u bë e qartë: Kosova është krah nesh,” tha Haradinaj, duke shtuar se përkrahja e qytetarëve i mbushi me besim dhe kurajo. Ai përmendi se çdo buzëqeshje dhe fjalë inkurajuese nga qytetarët ka qenë motiv për Aleancën në këtë fushatë.




