Të dielën parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit, fillimisht në veri të vendit dhe më pas gradualisht edhe në jug.
Si pasojë, moti do të jetë me intervale me diell dhe vranësira, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta dhe lokale.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 17 deri në 58 km/h.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 1 deri në 9°C, me vlera më të larta në pjesën e parë të ditës, sidomos në jugperëndim të vendit.




