Një incident është shënuar në shkollën “Mustafa Bakija” në Prizren, ku një qytetar i moshuar ka shqyer fletëvotimin gjatë procesit të votimit. Sipas Policisë, ai reagoi pasi komisioni zgjedhor nuk e lejoi të ndihmonte bashkëshorten e tij gjatë votimit.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke e shoqëruar qytetarin në stacion për intervistim. Në konsultim me prokurorin do të merren veprimet ligjore të nevojshme. Situata në qendrën e votimit është qetësuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon normalisht.




