Kandidatja për Avokatin e Popullit, Adriana Kalaja, njoftoi se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit si pavlefshme dhe antikushtetuese.
Kalaja ka kërkuar gjithashtu pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi deri në publikimin e vendimit të Gjykatës në Fletoren Zyrtare.
Ajo bëri të ditur se do të mbajë një deklaratë për media në Gjykatën Kushtetuese nesër në orën 10:00 për detaje shtesë.




