Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka njoftuar se ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme, pasi ka marrë rreth 4.600 vota në zgjedhjet parlamentare.
Rashiqi e cilësoi këtë rezultat si nder dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Ndërkohë, Lista Serbe ka deklaruar se ka fituar rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha 10 mandatet e rezervuara, duke vënë në dyshim votat për partinë e Rashiqit dhe duke pritur vlerësimin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.




