Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pistoleta dhe municion në fshatin Muradem të Prizrenit, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri më 27 dhjetor rreth orës 22:10.
Patrullat policore kanë ndaluar një automjet me dy persona që po tentonin të largoheshin nga zona, ku gjatë kontrollit janë gjetur armët dhe municioni.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar hetuesit dhe njësia e forenzikës, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale dhe janë ndaluar për 48 orë.





