Avokati Arianit Koci ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, duke e cilësuar fitoren e Albin Kurtit si të merituar dhe duke e quajtur atë lider të pakontestueshëm.
Megjithatë, ai thekson se problemi kryesor mbetet opozita, e cila sipas tij mungon një lider karizmatik që do ta sfidonte realisht pushtetin. Koci vlerëson se pa presion opozitar qeverisja humb efikasitetin dhe shteti ngec.
Ai shton se Kosova funksionon mbi konsensus të gjerë dhe jo përjashtim, ndërsa dorëheqja në demokracitë e zhvilluara është akt përgjegjësie. Në këtë kontekst, Koci ka kërkuar dorëheqjen e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, Lumir Abdixhikut dhe Bedri Hamzës, duke theksuar se pa opozitë të fortë, demokracia dhe funksionimi i shtetit dëmtohen




