Nesër, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVL-UÇK do të organizojë homazhe në Prekaz dhe në qytete të tjera të Kosovës për të nderuar dëshmorët e rënë për liri.
Aktiviteti fillon në orën 09:30 pranë Kompleksit Memorial të Komandantit Adem Jashari. OVL-UÇK fton bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë kujtese.




