Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se rezultatet mund të zgjidhin ngërçin institucional, por nuk adresojnë problemet reale të qytetarëve, si kolapsi energjetik, ngecjet në integrimet euro-atlantike, ulja e investimeve kapitale, shtrenjtimi i jetesës, stagnimi i pagave dhe largimi i të rinjve nga vendi.
Ai tha se AAK do të respektojë votën e qytetarëve, por gjithashtu do të reflektojë për proceset e brendshme dhe do të zhvillojë zgjedhje brenda partisë në pranverë për ringritjen e saj.
Haradinaj falënderoi votuesit, aktivistët e partisë dhe kolegët nga Lista 129 për përkushtimin gjatë fushatës. Ai përfundoi mesazhin me sloganin: “Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht!”.




