Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për veprën penale të mashtrimit, ndërsa njëri prej tyre edhe për posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, duke u paraqitur rrejshëm si kompani investimesh dhe duke i bindur viktimat të investojnë në platformat “Option888” dhe “Krack”.
Përmes manipulimit të të dhënave dhe paraqitjes së investimeve fiktive në rritje, ata kanë përfituar kundërligjshëm mbi 2 milionë euro, të cilat më pas janë shpërndarë mes të gjithë të pandehurve.




