Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.
Gjatë kontrollit të një vizitori, të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil i tipit iPhone.
Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.
Nga ShKK kanë bërë të ditur se kontrollet dhe masat e sigurisë do të vazhdojnë me rigorozitet për të parandaluar veprimtaritë e kundërligjshme dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucionet korrektuese.





