Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova ka hyrë në një “tempo të re” sa i përket njohjeve ndërkombëtare dhe se në pjesën e parë të vitit 2026 priten lajme të mira në këtë drejtim.
Ajo tha se Kosova është shumë afër arritjes së mbështetjes së 2/3 të shteteve anëtare të OKB-së, duke theksuar se këtë vit janë siguruar katër njohje të reja. Osmani refuzoi të përmendë shtetet me të cilat po zhvillohen kontakte, duke paralajmëruar se publikimi i tyre mund të dëmtojë procesin për shkak të ndërhyrjeve të Serbisë.
Bahamas u bë shteti i 121-të që e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.




