Më 02.01.2026 rreth orës 16:30, në Malishevë është raportuar një rast i kanosjes. Sipas policisë, një femër kosovare ka deklaruar se është kanosur përmes telefonit nga i fejuari i saj, mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar nga autoritetet, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.




