Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar nga autoritetet amerikane për t’u gjykuar në Shtetet e Bashkuara, sipas deklaratës së senatorit republikan Mike Lee, i cili tha se ka biseduar drejtpërdrejt me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, njoftoi se Maduro dhe Zonjën e Parë, Cilia Flores, janë akuzuar në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut për:
- Konspiracion për narkoterorizëm
- Konspiracion për importim kokaine
- Posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese
- Konspiracion për të poseduar këto armë kundër SHBA





