Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet Avdullah Hoti ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke vlerësuar se performanca e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk përfaqëson potencialin real që ka partia.
Hoti theksoi se LDK ka nevojë për unitet të brendshëm dhe se, pavarësisht rezultatit, partia do të bashkohet sërish për të ruajtur dhe fuqizuar demokracinë në vend.




