Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 18 vrasje, duke shënuar disa raste të rënda që kanë tronditur opinionin publik.
Ndër ngjarjet më të rënda ishte vrasja e dyfishtë në Malishevë, ku pas një konflikti familjar u vranë dy vëllezër nga dhëndri i tyre. Rajoni i Vushtrrisë u përball me dy tragjedi brenda 48 orëve: fillimisht vrasja e një 19-vjeçari pas një konflikti mes të rinjve dhe më pas një rast i dhunës me bazë gjinore, ku një burrë vrau një grua dhe më pas kreu vetëvrasje.
Një tjetër krim i rëndë ndodhi në Gjilan, ku në një kafene u vranë tre persona, përfshirë babë e bir, rast që u lidh me rrjete fajdesh. Në gusht, Prishtina u trondit nga vrasja e Muhamet Matoshit në Hajvali; i dyshuari Xhemajl Nuhiu u arrestua në tetor 2025 në Londër pas një arratie disamujore.
Po ashtu, në Komoran, Astrit Isufi dyshohet se vrau dy vëllezërit e bashkëshortes së tij, Blerim dhe Bahri Hoxhën, me motive të lidhura me konflikte familjare. Këto raste e kanë çuar numrin e vrasjeve të shumëfishta gjatë vitit në një nivel shqetësues.




