Arben Fetoshi nga Instituti “Octopus” ka deklaruar se sulmet amerikane në Venezuelë janë mesazh i qartë se SHBA-ja nuk do të tolerojë më aktorë që kërcënojnë rendin perëndimor, përfshirë Rusinë, Kinën, Iranin dhe shtetet proxy.
Sipas tij, kjo qasje vlen edhe si paralajmërim për Serbinë, e cila, sipas Uashingtonit, po shihet gjithnjë e më shumë si vektor i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Fetoshi thekson se nëse Serbia nuk ndryshon qasjen ndaj Kosovës dhe rajonit, mund të përballet me masa më të ashpra nga SHBA-ja.




