Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka arritur një rekord të ri në histori të Kosovës, duke marrë mbi 447 mijë vota, ose 50% të votave të deritashme të numëruara. Kjo e bën partinë e Albin Kurtit subjektin e parë që arrin këtë shifër, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2021, kur VV kishte marrë 438,335 vota.
Edhe Albin Kurti, kandidat për kryeministër, është bërë personi më i votuar në histori të Kosovës me mbi 367 mijë vota, rreth 30 mijë më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Partia e dytë sipas votave është Partia Demokratike e Kosovës me mbi 185 mijë vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 120 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë rreth 50 mijë vota. Rezultatet përfshijnë vetëm votat brenda Kosovës, ndërsa numërimi i diasporës dhe votave me postë vazhdon.




