Më 03.01.2026, rreth orës 15:00, në fshatin Lubizhdë të Malishevës, persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.
Sipas raportit, nga shtëpia janë vjedhur para të gatshme, stoli ari, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, për të cilat pronari posedonte leje.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.




