Kandidati për deputet Altin Krasniqi ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë, ndonëse ajo nuk mjaftoi për një mandat të ri.
Ai tha se vota e marrë përfaqëson besim të madh dhe se angazhimi i tij politik ka qenë gjithmonë në shërbim të interesit publik.
Krasniqi theksoi se, edhe gjatë mandatit të tij të shkurtër, ka dhënë maksimumin për vendin dhe partinë, ndërsa në fund bëri thirrje për qeverisje me vizion, përgjegjësi dhe fokus në përmirësimin e jetës së qytetarëve.




