Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 45.65 për qind e votave me postë. Sipas përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me 72.28 për qind, respektivisht 8,559 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.13 për qind apo 1,200 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.80 për qind ose 1,042 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban vendin e katërt me 6.05 për qind, përkatësisht 716 vota.
Numërimi i votave me postë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.




