Mbi 73 për qind e votave me postë janë numëruar, ku Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë larg partive të tjera. Sipas të dhënave të deritanishme, VV ka marrë 14.098 vota apo 72.39%.
Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.058 vota apo 10.57%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 1.605 vota apo 8.24%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 909 vota apo 4.67%.





