Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror. Vendimi është marrë nga Bordi i FHK-së.
Ky afat kalimtar do të jetë i hapur deri më 15 janar, ndërsa të drejtë lëvizjeje do të kenë vetëm lojtarët pa kontratë, në përputhje me rregulloren për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe statusin e transferimeve.




